Moody´s ul vlerësimin për gjysmën e Europës

Me gjithë reformat e nisura prej qeverisë Monti dhe spread-in në rënie, për agjensinë Moody´s borxhi italian zbret nga A2 në A3 me perpektivë negative.
Deklasohet dhe Spanja nga A1 në A3, Sllovakia nga A1 në A2 dhe Sllovenia nga A1 në A2, të gjitha me perspektivë negative.
Portugalia dhe Irlanda po shkojnë drejt vlerësimit të borxhit si “mbeturina”, njësoj si vlerësimi për Greqinë.
Faktorët kryesorë të zhvlerësimit që sipas Moody´s kanë çuar në veprimin mbi vlerësimin italian kanë qenë tre: “Pasiguria në perspektivën e reformave institucionale në zonën Euro dhe perspektiva e dobët makroekonomike të zonës Euro, të cilat do të ndikojnë në besimin e tregjeve; sfidat që duhet të përballin financat italiane, në veçanti borxhi i lartë dhe kostot e larta të financimit, ashtu sikurse përkeqësimi i situatës makroekonomike të vendit; rreziku që qeveria italiane nuk do të arrijë të plotësojë objektivat e saj të rimëkëmbjes duke parë dobësinë e ekonomisë së vendit”.
Ndërsa perspektiva negative pothuajse për të gjitha vendet europiane, gjithnjë sipas agjencisë Moody´s, “ reflekton mundësinë e një përkeqësimi të mundshëm të kushteve ekonomike dhe financiare si rezultat i thellimit të krizës së borxhit në zonën Euro”.
Ballkanweb.com
Add new comment