Minoritetet nuk e njohin censusin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1139_1_1041.jpg?itok=16ZUOHas)
Katër minoritetet kryesore ne vend, greket, serbet, maqedonasit dhe vllahët nuk do te njohin censusin, duke e cilësuar atë te dështuar. Sipas tyre, legjislacioni i tij kishte si qellim te tkurrte statistikat e pjesëtarëve te etnive.
Përfaqësuesit e tyre i kërkojnë qeverise te nise dialogun për nisjen e një procesi te ri te regjistrimit te popullsisë. Ne emër te minoriteteve, kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano, renditi arsyet e mos njohjes te censusit. Rezerva për censusin shprehu një dite me pare edhe komuniteti katolik ne vend. Drejtues te tij pohuan se do te nisin vete një regjistrim te besimtareve te tyre, pasi dyshojnë se shume pjesëtarë te këtij komuniteti janë lënë jashtë procesit. Ndërsa INSTAT i qëndron shifrës prej 99% te regjistrimit, ndërsa do te përfundojë ne fund te këtij muaji edhe matjen e marzhit te gabimit./vizion plus
Add new comment