Michelle Obama fjalim mallëngjyes, Barack e ndjek nga shtëpia

Postuar në 05 Shtator, 2012 06:22

“Besoni sërish tek Barack Obama. Është një njeri që beson tek ëndrra amerikane, sepse e ka jetuar. Ai beson se ajo mund të realizohet pavarësisht vështirësive”. Kështu ka deklaruar zonja e parë e SHBA, Michelle Obama përpara elektoratit, në ditën e parë të konventës së demokratëve në Charlotte. 

Para saj shumë demokartë nuk nguruan të sulmojnë programin e kundërshtarit republikan të Obamës, Mitt Romney, por nga goja e Michelle nuk u dëgjua asnjë akuzë. 

Ajo ka folur vetëm për burrin e saj, madje është prekur teksa fliste për ndjenjat e saj dhe jetesën sëbashku. “Amerika ka ende nevojë për Obamën, nuk ua them këtë si zonjë e parë, por si nënë. Ai na duhet për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë ajo. 

Michelle Obama kërkoi sot të rikrijojë magjinë Obama duke konfirmuar se vlerat dhe bindjet e bashkëshortit të saj nuk kishin ndryshuar pas katër viteve në Shtëpinë e Bardhë. 

"Sot, kur sfidat me të cilat jemi përballur na duken të pakapërcyeshme apo të pamundura, nuk duhet harruar që historia e këtij vendi është të kapërcesh të pamundurën'', theksoi ajo në deklaratën me rastin e hapjes së Konventës Demokrate. 

Fjalimi i Michelle Obamës është cilësuar nga mediat si një triumf i vërtetë. Ajo ka thënë se: “E kam ndjekur tim shoq në kohë triumfi dhe në kohë të vështira, aq të vështira sa nuk i kisha imagjinuar ndonjëherë dhe ju siguroj që ai burrë nuk ka ndryshuar, është i njëjti person që i keni besuar 4 vite më parë. Presidenca nuk të ndryshon, ajo zbulon kush je ti në të vërtetë. Unë e di që ai është gati të përveshë mëngët dhe të na nxjerrë nga kriza. Ne kemi ende nevojë për të”, ka thënë Michelle.

Obama së bashku me dy vajzat, mësohet ta kenë ndjekur fjalimin e zonjës së parë, nga shtëpia, të ulur të tre në divan.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.