Meta: Të sigurohen bizneset e fermerëve
Vetë fermerët thanë se agjencitë e sigurimeve nuk pranojnë të sigurojnë fermerët e zonave që rrezikohen nga përmbytjet, por kryeparlamentari tha se kjo çështje duhet trajtuar më tej.
Meta deklaroi gjithashtu se ndihma për rimëkëmbjen e ekonomive bujqësore ka nisur me pezullimin e kësteve të kredive për dy vjet.
“Njëkohësisht dua të theksoj rëndësinë e një politike të sigurimeve për investimet në bujqësi dhe prodhimet bujqësore. Kjo është e domosdoshmë po të keni parasysh edhe thënien: bujqësia është një pashallëk”, deklaroi Meta.
Nuk kanë munguar ankesat e fermerëve për ndarje të pabarabartë të ndihmave, çka ka bërë që kreu i Kuvendit të "thumbojë" drejtuesit e LSI-së në nivel lokal.
Për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, e rëndësishme është të mos humbasë cikli i prodhimit. Sipas tij, dëmet e shkaktuara në bujqësi nga përmbytjet nuk i ndryshojnë pritshmëritë për këtë sektor, sepse gjithçka e humbur do t’u zëvëndësohet fermerëve.
“Pavarësisht nga përmbytja, objektivat tona mbeten të pandryshuara. Do të impenjohemi me forca më të mëdha për të kapur cilësinë e prodhimit dhe besoj se me vullnetin e fermerëve dhe me investimet ne do ta rikapim shumë shpejt veten”, tha Panariti.
Kreu i Kuvendit asistoi në dorëzimin e një tufe me bagëti një fermeri që i kishte humbur ato gjatë përmbytjeve, si dhe ndihma të tjera për blegtorinë. / Top Channel
Add new comment