Mediu në Kavajë: Ky qytet është bastion i së djathtës, ndaj duhet të votojë për ne

Postuar në 24 Mars, 2013 14:16

 

Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në Kavajë. Duke e cilësuar këtë qytet si bastion të së djathtës, Mediu ka kërkuar që edhe në 23 qershor kavajasit të votojnë të djathën.

Në një qytet ku pritet një gare e ethshme në ditën e zgjedhjeve, pasi prej dy vitesh administrohet nga një kryebashkiak i majtë, kryerepublikani Fatmir Mediu i kujtoi palëve politike se Kavaja nuk ka pasur dhe nuk do ketë asnjëherë pronar.

Kavaja dhe qytetarët e saj kanë qënë dhe janë njerëz të lirë. Ata janë prirur gjithmonë tek besimi dhe dashuria në Zot, e kështu tek dashuria për njëri-tjetrin dhe për këtë është ndoshta një nga qytetet më unike” ka theksuar Mediu.

Duke e konsideruar zhvillimin ekonomik si lajmotiv të kësaj mazhorance, Mediu sulmoi taksimin progresiv të propozuar nga socialistët, që sipas tij do të shkatërojë sektorin privat.

Ne bëmë një revolucion fiscal duke ulur taksat dhe së fundmi taksat mbi makineritë që përdoren për prodhim. Tendenca e PS-së për të ndryshuar sistemin fiscal, duke shkatërruar sektorin privat me idenën e publikes është rruga drejt një krize të pashmangshme ekonomike” theksoi Mediu.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.