Mbrojtja e lagunave, janë resurse turistike

Postuar në 31 Janar, 2012 13:58

Lagunat zënë rreth 3.2 % të sipërfaqes së vendit tonë, duke u cilësuar thesaret më të mëdha të biodiversitetit. 

Ne shume vende te botes, lagunat jane tejet te frekuentuara nga turistet dhe kjo vertetohet edhe permes shifrave nderkombetare te turizmit ne bote. Gjate vitit 2010 jane regjistruar 950 milionë turiste dhe me shume se gjysma kane frekuentuar zonat ligatinore.

Shqiperia ka shume zona te tilla, si Prespa, Narta, Karavastaja dhe Butrinti, te cilat sipas zevendesministrit te Mjedisit, Taulant Bino, duhet te ruhen dhe te shfrytezohen sa me mire.

"Sot nuk jemi përballë këtij rrezikut të humbjes kaq të shpejtë, por jemi përballë disa rreziqeve të tjera, sikurse është zhvillimi i paplanifikuar dhe në dëm të ligatinave, por edhe ndërhyrje të vogla, të shumta në numër në të gjithë territorin e vendit që i dëmtojnë vlerat e ligatinave me pak apo me shumë. Do të theksoja këtu disa ndërhyrje që bëjnë në strukturat e ligatinave, kanale të reja që hapen, toka të vogla që merren, që janë dëme që ndodhin në një shkallë të vogël në sipërfaqe të caktuar, por duke qënë të shumta në numër ato mund të përbëjnë një problem për të ardhmen. Për këtë arsye duhet shumë më tepër vëmendje nga ana e institucioneve", tha Bino.

Në Ditën Botërore të Ligatinave, Ministria e Mjedisit, por edhe drejtues te PNUD-it në Shqiperi kane kerkuar qe vemendja e shume institucioneve te drejtohet drejt lagunave, vende ku mund te drejtohet turizmi në Shqiperi. Zona e Butrintit, Karavastase, Prespes, Shkodres, apo Bunës jane shume te rendesishme, jo vetem per biodiversitetin, por edhe per zhvillimin e turizmit. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.