Mbetjet, KQZ shqyrton kërkesën për referendum
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4424_2_255.jpg?itok=hWPYv5A5)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot në orën 11:00 projektvendimin “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”.
Në datë 30.11.2011, një grup prej 16 nismëtarësh ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkojnë fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm, për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Në mbështetje të nenit 127 të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 i ndryshuar, KQZ duhet të pajis kundrejtë pagesës grupin nismëtar me fletën tip, për mbledhjene e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, të cilët duhet të jenë zgjedhës në kohen e paraqitjes së kërkesës. Po sipas nenit 127 të ligjit të sipërcituar, në krye të fletës tip duhet të shënohet titulli i ligjit si dhe dispozitat që kerkohen të shfuqizohen.
Ballkanweb.com
Add new comment