Mbeten pa ndihmë, invalidët: Ndryshimet, jo me VKM

Postuar në 04 Mars, 2012 12:43

Invalidët e punës nuk kanë marrë asnjë njoftim në lidhje me heqjen e ndihmës ekonomike. Ata nuk pajtohen me faktin që vetëm me anën e një vendimi qeverie e drejta për të marrë ndihmë ekonomike të pezullohet. Sipas kryetarit të shoqatës së invalidëve të punës, Abdulla Omuri, ky ndryshim nuk mund të bëhet më VKM, por me anë të ndryshimeve ligjore. Mes të tjerash ai thotë se nuk është normale, që shtresa që ai përfaqëson të mos pyetej fare, në një kohë që grupet e interesit duhet të dëgjohen për cdo ndryshim, që ndodh në kurriz të tyre.

"Për çdo ndryshim që do të kishim, a u morr vendimi jonë apo jo, ne duhet të ishim në dijeni. Deri tani nuk kemi asnjë informacion që familjet e invalidëve të punës duhet të përfitojnë ndihmën ekonomike. Janë të qarta kriteret ligjore dhe pushteti vendor duhet ti ketë të sakta në bashkëpunim me shërbimin social", tha Abdulla Omuri, Kryetar i shoqatës së invalidëve të punës.

Ky ndryshim sipas Omurit është ndjerë në disa rrethe të vendit, pasi shumë imvalidë të punës po u hiqet e drejta për të marrë ndihmën ekonomikë pa i sqaruar për arsyet.

"Kam pasur disa shqetësime këto ditë, dhe shkresa zyrtare nga disa invalidë të rretheve që më thonë që na kanëe hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Për shkelje të këtyre të drejtave invalidi bashkë me shoqatën i drejtohet organeve të drejtësië. Pra, ka ikur koha që ne themi me urdhra. Nëse pushteti vendor ka një shkresë zyrtare në konceptin tim juridik ne do ta disponojmë, ose vetë i interesuari duhet ta disponojë", vijon Omuri.

Me anë të një vendimi të qeverisë të korrikut të vitit të shkuar, invalidëve të punës u është hequr ndihma ekonomike dhe nga shkurti i këtij viti deri në afate të pacaktuara, ata dhe familjet e tyre do të jetojnë vetëm me pensionin e invaliditetit dhe ate te paaftësisë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.