Mashtrimi me vizat në SHBA, nën akuzë ish-drejtori Bitro

Postuar në 29 Korrik, 2014 03:00

Mashtrimi me vizat në SHBA, ka vënë nën akuzë Kleves Bitron ish-shefin e kabinetit të ish-ministrit të Punës Spiro Ksera. Çështja penale është rregjistruar në gjykatë në 17 korrik të këtij viti për akuzën e “Mashtrimit” dhe “Falcifikimit të dokumentave”.

Sipas njësisë hetimore Task-Forcë që ka kkryer veprimet hetimore Bitro ka mashtruar disa personë në Tiranës, duke i premtuar se kundrejt shumave financiare do i siguronte vizë për të udhëtuar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas organit të akuzës, bëhet fjalë për disa raste që Kleves Bitro ka përpiluar dokumentacionin sikur qytetarët janë punonjës të Ministrisë së Punës, dhe nën siglën e kësaj të fundit ata kanë aplikuar në ambasadë për të marrë vizën me qëllim udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.