Lezhë, rrezikojnë shembjen 13 shtëpi

Postuar në 18 Prill, 2012 09:20

Masive të tëra dheu jane shembur në lagjen varosh të qytetit të Lezhës, duke rrezikuar të pakten 13 banesa. Fatmiresisht shembja nuk ka demtuar asnje shtepi, megjithatë mesohet se rreshqitjet e dheut arrijnë masen e 10 mije metra kub. 

Kreu i Inspektoriatit Ndertimor në Bashkine e Lezhës Bilal Maldi tha gjatë nje prononcimi për mediat se një situatë e tillë është fenomen natyror i favorizuar nga reshjet e rena ditet e fundit, por sipas tij ndikues për kete rreshqitje janë bere edhe hedhja e mbetjeve apo dherave nga firma ndertuese e rruges së kalase.

Nderkohe kryeinspektori i ndertimit u beri apel banoereve të zones të kene kujdes gjatë kësaj periudhe, derisa situata të stabilizohet dhe te behen nderhyrjet e nevojshme.

Kjo zonë ka shfaqur probleme të ketij lloji edhe më parë, në kohën kur rruga ishte në proces rikonstruksioni, por të nje shkalle më të vogel, ndersa ajo që dihet tashme eshte fakti se nëse rreshqitjet e dheut vazhdojnë ato rrezikojne jo vetem banesat por rrugen e kalase në një pjesë të saj. 

 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.