Kundër nënshtetësisë, Gjoni: Cënon interesat kombëtare

Postuar në 12 Shkurt, 2012 10:01

Opozita nuk do të jap votën në Kuvend për ndryshimin e ligjit për shtetësinë. Propozimi i fundit i Kryeministri Sali Berisha për dhënien e shtetësisë shqiptare për të huajt, që investojnë mbi 100 mijë euro në Shqipëri nuk do të konkretizohet në Parlament për shkak se Partia Socialiste refuzon të bashkojë votat me demokratët për miratimin e këtij ndryshimi. 

Sipas Kushtetutës, ndryshimi i ligjit për shtetësinë kërkon domosdoshmërisht 84 vota në Kuvend.

"Në një aspekt më konkretë juridik, do të thoja se gjithmonë kryeminsitri nxitohet, ai për fat të keq dhe jam i bindur që nuk ka parë dhe Kushtetutën. Neni 81, pika 2 nëndarja B, kur flet për procesin ligjvënës, e ka të përcaktuar qartë, që ligji për shtetësinë miratohet me 3/5. Pra, Kryeministri mesa duket nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe nuk e di se nga e merr kurajon që flet në emër të shqiptarëve, ku ne si opozitë jemi të vendosur dhe të bindur që konsensusin për një ligj të tillë, ne nuk do ta japim",- tha deputeti socialist Ilir Gjoni.
 
Opozita e justifikon qendrimin e saj me pretendimin se dhënia e shtetësisë në kambim të 100 mijë eurove është e dëmshme për interest kombëtare të vendit. 

"Shuma prej 100 mijë eurosh, që ka deklaruar Kryeministri, është një shumë e vogël në terma relativ për një organizatë terroriste, e cila do të shfrytëzojë territorin, mundësitë apo hapësirat, që do ti krijonte apo mundësonte marrja e shtetësisë shqiptare", u shpreh Gjoni.

Numri dy i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Ilir Gjoni e cilëson edhe nismën tjetër të Kryeministrit Beri

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.