Kontroll ushqimeve, 120 subjekte paralajmërim për gjobë

Postuar në 22 Gusht, 2012 11:24

Rreth 120 subjekte ushqimore janë konstatuar në Tiranë me probleme të ndryshme vetëm në dy javët e para të muajit gusht. Problemet sipas drejtorit të DSHP, Mhill Gecaj kanë qenë nga mospaisja e punonjësve me libreza shëndetësore, e vetë subjekteve me leje higjeno-sanitare dhe papastërtia në ambientet, ku tregtojnë. Gecaj veçon se dhe në disa restorante me emër në kryeqyetet janë gjetur ushqime, të cilat gjatë analizave kanë rezultuar me ngarkesë bakteriale.

"Organet e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror brenda kësaj periudhe kanë kontrollar 454 objekte, nga të cilat vetëm rikontroll është bërë në 159 prej tyre. Janë lënë 128 procesverbale. Kontrollet kanë konstatuar në mungesën e dokumentacionit, problemet e uniformave; ka pasur raste kur subjekte të cilat janë kontrolluar nga ana jonë, kanë dalë me ngarkesa bakteriale po themi edhe restorante, edhe bare të ndryshme, për të cilat është marrë vendimi me gjobë dhe masë administrative siç parashikon ligji për Inspektoriatin Sanitar Shtetëror",-tha Gecaj. 
  
Gjate këtyre 2 javëve janë analizuar dhe 350 mostra uji nga laboratori fiziko-kimik dhe 362 mostra uji nga laboratori bakteriologjik. Ndotja e ujit kanë qenë në masë të papërfillshme dhe për pasojë nuk ka pasur raste epidemish apo sëmundshmëri të shkaktuar nga ndotja e ujit të pijshëm.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.