Kashar - Rinas, plagosen dy vetë nga përmbysja e makinës në rrugë

Postuar në 17 Maj, 2014 06:31

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kthesën e rrugës Kashar - Rinas.

Një makinë “Alfa Romeo” me targa AA 765 JB ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e lagështirës në rrugë, dhe ka rënë në pjerrësitë me bar anash, pasi nuk kishte mbrojtëse.

Nga pamjet mendohet se makina mund edhe të jetë përmbysur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.