Kanceri i gjirit, dyfishohet numri i pacientëve në Korçë

Nga viti 2005 numri i të prekurve me kancer gjiri është dyfishuar në qytetin e Korcës. Vetëm në vitin 2011 u shënuan 32 raste të reja duke e renditur Korcën qytetin e tretë pas Tiranës dhe Shkodrës për numrin e grave të prekura nga kanceri i gjirit . Ky numër sipas specialistëve llogaritet të jetë shumë më i madh pasi një pjesë e pacienteve i drejtohen direkt pas konstatimit Tiranës ose trajtimit jashtë vendit.
"Rastet kanë qenë me një rritje progresive, deri në 20 për qind në vit të rritjes së rasteve nga viti 2005- 2010. Kjo është shqetësuese. Duhet një sensibilizim sa më i madh. Kontigjenti i parë që duhet të bëjë mamografinë është kontigjenti që ka në familje të sëmurë me kancer në gji", tha Mjeku Ylli Ciko, mjek onkolog.
Në laboratorin pranë qendrës spitalore në Korçë ka aparatura bashkëkohore ekzaminuese si Mamografi, EKO dhe kryhen mjaft analiza. Por në të mungon rezonanca magnetike dhe nuk mund të kryhen testet tumorale e biopsia; çka i detyron keto paciente të udhëtojnë drejt qendrave spitalore të kryeqytetit.
Albanian Screen
Add new comment