Hollande zotohet të rimëkëmbë ekonominë për dy vjet

Presidenti francez, François Hollande ka zbuluar planin e tij të kursimeve, që mendohet se do të rimëkëmbë ekonominë brenda 2 viteve. "Duhet të përcaktoj rrugën dhe ritmin me të cilin duhet të ecim për të luftuar papunësinë e lartë, rënien e konkurrencës dhe defiçitin",-tha ai në një intervistë televizive. "Misioni im është rimëkëmbja dhe synimi është që kjo të bëhet për 2 vjet",-theksoi presidenti. Kritikët kanë akuzuar socialistin Hollande se po zvarrit implementimin e planeve të tij. Gjatë intervistës, Hollande zbuloi një sërë masash, përfshi edhe uljen e shpenzimeve dhe taksa shtesë të cilat kapin një vlerë rreth 30 mld euro. "Ne nuk do të shpenzojmë në 2013-ën më shumë se këtë vit",-tha Hollande, duke nënvizuar se ata që fitojnë më shumë se 1 milionë euro në vit, do të paguajnë 75 për qind taksë, e cila mund të hiqet pas dy vjetësh. Sondazhet e ndryshme tregojnë se Hollande ka humbur hetimin në qeveri. Albanian Screen
Add new comment