Haxhinasto-Klinton, vlerësohet angazhimi i Shqipërisë

Postuar në 23 Shtator, 2011 11:34

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në takimin e zhvilluar me sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, ka diskutuar mbi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s në Libi dhe vendet e Afrikës veriore. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Nga ana e saj, znj. Klinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin e vendit tonë në Libi dhe Tunizi, gjatë proceseve tranzitore në të cilat këto vende dhe vende të tjera të rajonit janë përfshire.

Ndërsa në këtë takim, ministri i Punëve të Jashtme Haxhinasto e siguroi sekretaren Klinton për rritjen e vazhdueshme të kontributeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe gatishmërinë e saj për të asistuar dhe për t`i ofruar eksperiencën e vet vendeve në tranzicion nga regjime totalitare drejt shoqërive të hapura dhe demokratike.

Gjatë bisedës u diskutua edhe mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektin TAP, projekt për të cilin të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i cili do të përfitojë i gjithë rajoni.

Marrë nga ora-news.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.