Greva e minatorëve në Afrikën e Jugut, pushohen 12 mijë punëtorë

Postuar në 06 Tetor, 2012 05:09

Prodhuesi më i madh i platinit në botë, anglo-amerikania Amplats, ka shkarkuar 12.000 minatorët grevistë në Afrikën e Jugut,  si reagim  për  zgjatjen e  grevës së tyre.

Amplats tha se tre javë grevash të paligjshme nga 28.000 punëtorë në Rustenburg  i kishin kushtuar konsorciumit  82.3milion dollarë të ardhura. Minierat e  Afrikës janë goditur nga një valë grevash, ku kanë humbur jetën jo vetëm minatorë por dhe zyrtarë.

Tridhjetë e katër minatorë platini u qëlluan për vdekje nga policia më 16 gusht. Një grevë tjetër është duke vazhduar në një tjetër firmë në Goldfields, miniera e katërt më e madhe në botë për prodhimin e arit. Rreth 75,000 minatorë janë aktualisht në grevë  në Afrikën e Jugut .

Ndërsa vendi regjistron një shkallë papunësie  prej 25 përqind, shkarkimi masiv do të merret si  goditje për rritjen e dobët ekonomike të vendit  por dhe reputacionin e presidentit Jakob Zuma  si lider.

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.