Greqi, s’ka marrëveshje për reformat shtesë

Postuar në 29 Gusht, 2012 11:09

 

Tre liderët e koalicionit qeverisës në Greqi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për masat e reja shtesë në shkurtimet financiare në buxhet për të plotësuar kërkesat e kredidhënësve ndërkombëtarë. 

Fotis Kuvelis, kreu i së Majtës Demokratike, pjesë e qeverisë Samaras konfirmoi mungesën e një marrëveshje pas takimit me kryeministrin grek, Andonis Samaras. 

Samaras, Kuvelis dhe kreu i PASOK, Evangjelos Venizelos u takuan për të diskutuar në lidhje me paketën e re të shkurtimeve buxhetore që parashikon 11.5 miliard euro kursime brenda 2014. 

Kjo është një ndër kërkesat kryesore të Trojkës (BQE, BE dhe FMN) në mënyrë që t’i jepet drita jeshile këstit të radhës së ndihmave për Athinën. Nëse kjo kërkesë nuk realizohet, atëherë ndihma për qeverinë greke mund të mungojë dhe në një situatë kur arkat e shtetit kanë para deri për muajin tetor, Greqia mund të shpallë falimentin, një skenar që zë gjithmonë e më shumë terren edhe në opinionin ndërkombëtar.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.