Greqi, koalicioni SYRIZA, opozitë me “qeveri në hije”

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:44

Rezultati i mirë i zgjedhjeve të 17 Qershorit për koalicionin e majtë SYRIZA, i ka çuar krerët e tij në përfundimin se duhet të ngrejnë të ashtuquajturën “qeveri në hije”. 

Për çdo ministri të qeverisë, grupi parlamentar i SYRIZA do të caktojë 3 anëtarë, që do të luajnë rolin e ministrit “hije”. Ata do të ndjekin nga afër punën e ministrisë, do të kritikojnë dhe gjithashtu do të tregojnë qëndrimet alternative të partisë së tyre. 

Mediat greke bëjnë gjithashtu të ditur se koalicioni i së Majtës Radikale, SYRIZA do të shndërrohet në një parti të vetme dhe ndoshta do të ndryshojë edhe emrin për të larguar pak shijen që lë E majta “Radikale”. 

Në pranverë do të mbahet Kuvendi Themelues i partisë së re, me një mundësi të hapur për të ndryshuar emrin. Emri mbizotërues deri në këtë moment është Partia e Majtë Demokratike, por ekziston edhe një prirje e fortë që emri i SYRIZA (Συνασπισμοý της ΡιζοσπαστικÞς ΑριστερÜς- Koalicioni i së majtës radikale) të mos ndryshohet. 

Vetë Aleksis Cipras, partia e të cilit e rriti ndjeshëm mbështetjen në zgjedhjet e 17 Qershorit, e ka hapur dritën jeshile për ndryshimin e emrit, me çdo emër më të përshtatshëm, që mund të gjendet gjatë kësaj periudhe.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.