Greqi, debat mbi masat në parlament, protestuesit në shesh

Postuar në 12 Shkurt, 2012 09:59

Po zhvillohet në parlamentin grek debati për marrëveshjen e kredisë së re, në një klimë të tensionuar dhe dorëheqjesh në mesin e deputetëve të dy partive më të mëdha. 

Deputetët e Parlamentit janë nën presion sepse Jorgos Papandreu dhe Antonis Samaras kërkuan disiplinë partiake, por ka shumë prej tyre, që kanë deklaruar se do të votojnë kundër kontratës së re. Ndërkohë janë zëvendësuar deputetët e dorëhequr në të dyja forcat politike. 

Diskutimi mbi paketën e masave nga deputetët në Parlament, do t'i lërë radhën votimit, që pritet të përfundojë në rreth orës 2.00 pas mesnate. 

Ligji do të quhet i miratuar nëse merr shumicën relative të votave, por në asnjë rast me pak se 120. 

Në një mesazh drejtuar deputetëve dhe popullit grek kryeministri Papadhimos tha se "Miratimi i paketës së masave eshte parakusht për ndihmën 130 miliardë euro dhe shansi i fundit për të shpëtuar vendin. Sipas kryeministrit miratimi i ndihmës mbron qëndrimin e vendit në euro dhe në Evropë si dhe të drejtat kombëtare. 

Ndërkohë që deputetët debatojnë mbi masat, ka filluar grumbullimi i qytetarëve nga e gjithë Greqia në sheshin Sintagma, ku do të zhvillohet një tubim i madh proteste organizuar nga sindikatat dhe lëvizja PAME kundër masave shtrenguese. 

Policia ka marrë masa për të siguruar punimet e Parlamentit deri në përfundim të tyre. Më shumë se 6 000 forca policore janë në gatishmëri, ndërkohë që pas orës 14:00, metroja në sheshin Sintagma është e mbyllur. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.