Grekët kërkojnë ekstradimin e Ilir Kupës, presion mbi Shqipërinë.

Grekët kërkojnë ekstradimin e Ilir Kupës, i arratisuri nga burgu i Trikalasë, e ndërsa tani është pas hekurave në Burgun 302. Dy deputetë të parlamentit grek i kanë dërguar një letër ministrit të Jashtëm Evanglos Venizelos dhe atij të Drejtësisë Charalampos Athanasiou ku kërkojnë llogari se ku janë procedurat për ekstradimin e Kupës në shtetin helen. Deputetët Dimaras dhe Avramidis i bëjnë pyetje dy ministrave sa kanë ecur proceduart për ekstradimin e Ilir Kupës në Greqi.
Ata shkruajnë se Athina nuk po bën asgjë për ekstradimin, ndërsa sipas tyre Ilir Kupa është marrë dhe në mbrojtje nga drejtësia shqiptare. Në letrën e deputetëve Dimaras dhe Avramidis theksohet se si mund qeveria në Athinë ka mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE kur nuk arrin të dënojë kriminelët
Mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka detyruar drejtësinë e këtij shteti të mbyllë përpjekjet për ekstradimin e shtetasit më të kërkuar në Greqi, Ilir Kupa.
Pala greke ka sjellë një nga vendimet e dënimit të Ilir Kupës me burg, ku sipas prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për një vendim, ku Kupa është dënuar me 10 muaj burg për akuzën e kontrabandës dhe mospagimit të takasave. 27 vjeçari Ilir Kupa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet greke si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i arratisur nga burgu në Greqi, në mars 2013. Më 22 mars 2013 Ilir Kupa, së bashku me 7 shqiptarë të tjerë arriti të arratisej nga burgu i Trikallas në Greqi.
Gjatë arratisë së tij ai ishte nën shoqërinë e të arratisurit tjetër Marian Kola, deri të dielën e 21 korrikut, kur Kola u vra në përleshje me policinë, ndërsa Kupa arriti të largohet. Policia greke vazhdoi ndjekjen e tij, deri në 6 gusht kur njoftoi se 27-vjeçari mund të ketë kaluar kufirin dhe të ketë hyrë në Shqipëri.
Add new comment