Gjykata e Lartë ndryshon në “arrest shtëpie” masën e sigurisë për Durim Bamin

Postuar në 08 Maj, 2015 06:39

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për "atentatorin" Durim Bami, një nga të pandehurit për çështjen "Doshi", duke i caktuar atij masën "arrest shtëpie". 

Durim Bami nuk ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar në Gykatën e Lartë, ditën e premte.

Të njëjtën masë sigurie, Gjykata e Lartë vendosi disa ditë më parë edhe për deputetin Tom Doshi, të cilit prokuroria i ka komunikuar zyrtarisht vetëm një akuzë; atë të kallëzimit të rremë, ashtu sikurse edhe deputetit tjetër Mark Frroku. 

Bami dhe dy deputetët u dyshuan nga prokuroria se kishin përgatitur një video, për të nxitur fillimin e hetimeve për  një komplot të mundshëm për vrasje. 

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.