Gjuha Shqipe, lëndë në gjimnaze e universitete

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:45

Në një debat shkencor 2-ditor për Gjuhën Shqipe në universitetin "Fan Noli" të Korçës, studiuesit mbështetën njëzëri zbatimin e vendimit për futjen e studimit të Gjuhës Shqipe edhe në shkollat e mesme dhe të larta. Gjuhëtarët janë të mendimit se rinia shqiptare duhet të fokusohet më tepër në studimin e Gjuhës Shqipe, përpos prirjes për të mësuar sa më shumë gjuhë të huaja. Studiuesi amerikan i Gjuhës Shqipe, Viktor Kidman është kundër ndryshimit të rrënjës së gjuhës, pasi kjo sipas tij do të vështirësonte mësimin e saj nga të huajt dhe shqiptarët jashtë vendit. 

"Për ne që jemi të huaj është shumë e vështirë të mësojmë një gjuhë që nuk ka standard. Kur unë isha student nuk e dija çfarë forme të mësoja. A më kuptoni? Domethënë, çdo popull ka të drejtë të bëjë ndryshime në standard, mirëpo vetëm të ketë një standard që ne të huajt të mund të mësojmë",-thotë Viktor Kidman, studiues i Gjuhës Shqipe në Chicago. 

Ndryshimet që ka pësuar Gjuha Shqipe gjatë viteve të fundit kanë qenë temë diskutimi e mjaft takimeve akademike edhe në Tiranë dhe Prishtinë, në përpjekje për të sensibilizuar ruajtjen e standarteve të saj.

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.