Gjirokastër, moti i keq, disa fshatra pa energji

Mbi 5000 banorë të komunës Cepo në Gjirokastër ankohen për kufizime të vazhdueshme të energjisë elektrike ndërsa për dy fshatra Zhulat dhe Fushë-Bardhë situata pa energji po vazhdon prej një jave.
Rrjeti shpërndarës është dëmtuar prej rreshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në shumë komuna të qarkut, por sipas përfaqësuesit të kësaj komune banorët në këto zona po bashkëjetojnë me një sistem rrugësh dhe urash të shkatërruara.
11 fshatra të kësaj komune radhiten ndër më të varfërat e qarkut në cdo drejtim. Në shumë zona banorët janë detyruar vetë të ndërtojnë pasarela druri provizore për të mos përshkuar lumin me këmbë.
Shkollat pa ngrohje, shkurtohen orët
Disa prej shkollave të qytetit të Gjirokastrës kanë vendosur të shkurtojnë sërish me 10 minuta orët mësimore për shkak të temperaturave të ulëta në shkollë dhe mungesës së ngrohjes.
Në shkollën "Çajupi" në qytet një prej shkollave më të mëdha 9-vjecare, klasat ngrohen me reflektore elektrikë, shumica e të cilëve kanë dalë jashtë funksionit duke dëmtuar edhe sistemin elektrik të shkollës. Lagështia e disa klasave sipas drejtores së kësaj shkollë ka detyruar zhvendosjen e nxënësve në ambiente të tjera që gjithsesi nuk arrijnë të ngrohen me këtë sistem.
Në këtë shkollë mësojnë më shumë se 400 nxënës të qytetit ndërsa autoritetet e arsimit bëjnë me dije se pa sistem qëndror ngrohjeje janë pothuajse të gjitha shkollat.
top-channel.tv
Add new comment