Gjanica përmbyt Fierin

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:11

hirat e rrëmbyeshem të një nate më parë kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Fierit.

Dhjetëra shtëpi dhe njësi shitjeje janë përmbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm  në lagjet Kongresi i Përmetit, 1 maji dhe lagja “Liri”, si pasojë e vërshimit të lumit Gjanica.

Niveli i ujit brenda banesave ka kaluar 50 cm duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Shtëpitë e pëmbytura janë ndertuar në të dy anët e lumit Gjanice. Që prej ores tre të mëngjesit, skuadrat zjarrëfikëse kanë filluar punën për të nxjerrë ujin nga lokalet dhe njësite tregëtare.

Të indinjuar, banoret shprehen se lumi Gjanica, i cili kalon përmes qytetit të Fierit është mbushur me mbeturina e materiale inerte, çka ka bërë që të ngushtohet shtrati i lumit, duke u kthyer në një shqetësim të përhershëm për banorët.

Nga vërshimi i Gjanicës, një natë më parë janë demtuar rreth 400 shtëpi dhe njësi tregëtare.

Kjo përmbytje konsiderohet më e madhja në 20 vitet e fundit ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për pastrimit e shtratit të lumit nga inertet.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë akuzuar vazhdimisht banoret se kanë ndërtuar shtëpi dhe njësi tregtare brenda në shtratin e lumit.

 

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.