Fushata në Francë, Sarkozi sulmohet nga të gjithë

Postuar në 16 Shkurt, 2012 06:20

Në Francë starton fushata presidenciale. Nicolas Sarkozy ka paraqitur sikundër pritej kandidaturën, nën kritikat e ashpra të kundërshtarëve të majtë, por dhe të kampit të tij të djathtë. Sarkozy, i cili krahasoi ofertën e tij për t'u rizgjedhur me një kapiten i cili nuk e braktis anijen e tij në telashe, u kritikua nga kundërshtarët qe thanë se anija e tij  gjendej në vështirësi për shkak të arritjeve të pakta dhe premtimeve të pambajtura elektorale.

Segolene Royal, ish-  rivalja e Sarkozy në zgjedhjet e 2007, akuzoi presidentin aktual se nuk kishte më substancë në kandidaturën e tij për t?u zgjedhur sërish. "Mu duk artificial. Çdo fjalë, çdo fjali, çdo synim politik, ishte e kundërta e asaj që bëri dhe mishëroi gjatë pesë viteve të fundit"- tha ajo për radion RTL.

Sondazhet i kanë dhënë kandidatit socialist Fransua Hollande një kryesim të konsiderueshëm, por anëtarët e partisë së qendrës së djathtë UMP shpresojnë se  Sarkozi do të dijë ta kthejë sitatën në favor duke ndryshuar avantazhin prej tetë pikësh.

Marine Le Pen, liderja e Frontit Kombëtar të Ekstremit të Djathtë e cilësuar dhe si rreziku  kryesor për presidentin aktualx, pasi do të marrë votat e të djathëvëe, deklaroi se Sarkozi nuk ishte i përshtatshëm më për këtë detyrë. "Është i dobët presidenti në largim. Ai është duke u përpjekur të bëjë që të harrojmë arritjet e tij banale e nuk është i bindur as vetë në fitoren e tij. Pika e tij e fortë e fushatës në vitin 2007, pasiguria, emigracioni, standardet e jetesës, vlera e punës dhe e papunësisë.Të gjitha  kanë shënuar një përmirësim tejet të ulët"- tha Le Pen.

Ndonëse e vonuar kandidatura e rizgjedhjes së Nikola Sarkozi, nuk shkaktoi habi në rrugët e Parisit, pasi në të vërtetë jozyrtarisht fushata parazgjedhore e presidentit ka filluar prej javësh.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.