Fushata kundër karikaturave të Muhamedit

Postuar në 26 Shtator, 2012 06:12

Një gazetë egjiptiane ka gjetur një përgjigje origjinale duke nisur një fushatë kundër karikaturave të turpshme të Profetit Muhamed të publikuara nga revista franceze Charlie Hebdo. 

Al-Watan, një e përditshme laike, botoi 13 karikatura të hënën nën sloganin "luftoi karikaturat me karikatura".

Një prej tyre tregon një palë syze përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: "Syze perëndimore për botën islame". 

Reagimi i i lexuesve ka qenë i menjëhershëm teksa kanë përgëzuar dhe falenderuar gazetën për mënyrën e civilizuar që ka përzgjedhur për t'u kundërpërgjigjur. 

Karikaturat e Charlie Hebdo i vunë vulën zhurmës mbi videon e cila tallet me Islamin.

Rreth 50 persona kanë vdekur në protestat e dhunshme të cilat shpërthyen dy javë më parë gjatë filmit amator, “Pafajësia e myslimanëve”.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.