Dukagjini, tërësisht në izolim

Postuar në 18 Shkurt, 2012 11:59

Pavarësisht se ka katër ditë që nuk ka reshje dëborë, 9 komuna në Qarkun e Shkodrës me rreth 30 mijë banorë, vazhdojë të jenë totalisht të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. 

Banorët e këtyre komunave thonë se po përballen me mungesa të theksuara në ilaçe dhe ushqime. Zonat më problematike vazhdojë të mbeten në Komunat e Dukagjinit, të cilat siç raportohet nga kryetarët, nuk është dërguar ndihmë pavarësisht kërkesave të përsëritura nga banorët.

E vetmja ndihmë e dërguar në tre Komunat e Dukagjini kanë qenë vetem 40 pako në një kohë kur në gjithë Dukagjin janë rreth 800 familje të izoluara.

Sipas kryetarit të komunës Shalë, Balë Vuksani banorët e të gjitha fshatrave në Dukagjin kanë krijuar pista për uljen e helikoptereve, por asnjë helikopter nuk ulet për të dërguar ndihma në këtë komunë. Kryetari Komunës Shalë ka ngritur edhe një shqetësim tjetër atë të shembjes, deri më tani, të 22 banesave dhe dy shkollave, por për fat dëme në njerez nuk ka pasur.

Të izoluara totalisht janë komunat Shalë dhe Sosh në Dukagjin, përfshi komunat Shllak dhe Komunat Qafë-Mali, Fierëz, Iballë, Blerim, Qelez, Rrapë në rrethin e Pukës, ndërsa në Malësi të Madhe vazhdon të mbetet e izoluar zoan e vermoshit 

Nga zonat e izoluara në qarkun e Shkodrës pasditen e premtes pati një emergjencë, ku një familje nga komuna Temal, e izoluar nga bora dhe e ndodhur në një zonë të thellë larg komunës, ka lëshuar sinjalin SOS, pasi njerëzit ishin duke vdekur për bukë. E gjithë familja në fjalë është evakuuar, duke u transportuar me  helikopter nga komuna Temal drejt Shkodrës.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.