Dorëhiqet nga Ministria e Jashtme Ilda Zhulali (bashkëshortja e Bumçit)

Ilda, gruaja e Aldo Bumçit ka bërë një letër lamtumire për zyrën e saj, pasi ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Jashtme, në të cilën është punësuar në kohën e socialistëve më 2001-in.
Thotë se është krenare pasi i ka dhënë Shqipërisë vizat dhe Kosovës pavarësinë. Dhe shpreson të rikthehet shpejt aty ku ka qenë kur Aldo të vijë në pushtet.
“Po ju rrëmbej veç një moment, për t’ju njoftuar se unë po largohem nga Ministria e Punëve të Jashtme. Tetori i 2001 më solli këtu, tetori 2013 po më shpie diku gjetkë. Çdo ditë, edhe sot, edhe nesër me mirënjohje falënderohem që m’u ofrua mundësia për të punuar në MPJ. Falënderohem që m’u besuan, posaçërisht, dy projekte që do të ishin ëndrra e çdo diplomati, dhe që ndodhin veç një herë e askurrë më, ndjekja e procesit të pavarësimit të Kosovës dhe e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Ju faleminderit bashkëpunëtorët e mi, që më keni shoqëruar e mbështetur në punën time.
Miqtë e mi,
Bashkë me ju kam ndarë ditët e para, ditët e lodhshme, por mbi të gjitha e më shumë, shumë më shumë, ditët e bukura. Kjo ka qenë një përvojë e mrekullueshme, dhe unë jam ndier fatlume që kam gëzuar vëmendjen, besimin, mbështetjen, inkurajimin, bashkëpunimin dhe miqësinë tuaj. Ju falënderoj përzemërsisht për çdo fjalë të mirë, për çdo këshillë, për çdo udhëzim, për çdo moment që më keni dedikuar. Ju siguroj se përherë dhe vërtetësish jam përpjekur të jap më të mirën time, njerëzore aq sa është.
Ju falënderoj dhe mirupafshim, shpejt…
Ilda”
E para që e ka përshëndetur dhe ngushëlluar është ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Mimoza Halimi, e cila ndan të njëjtin mendim.
Dita
Add new comment