Bruksel, e paligjshme të fyesh dikë në publik

Qeveria në Belgjikë ka nxjerrë një ligj të ri, sipas të cilit është e paligjshme të ofendosh apo fyesh dikë në publik. Nëse dikush do ta injorojë, gjoba me të cilën do të përballet është 250 euro. Vendimi vjen pasi një media transmetoi një dokumentar në të cilin tregohej "ngacmimi e dhuna" me të cilën përballeshin çdo ditë gratë, rrugëve të qytetit. "Çdo ofendim tani do të ndëshkohet, qoftë racist, homofobik apo i çdo lloji",-ka thënë një zyrtar. Në dokumentarin në fjalë, disa emigrantë nga Afrika u flisnin grave e vajzave që ecnin në rrugë me fjalë të tilla si bushtër apo prostitutë dhe i ftonin të shkonin në hotel.
Albanian Screen
Comments
Ne Shqiperi shteti do mbushte
<p>Ne Shqiperi shteti do mbushte arken e shtetit me miliona dollare po ta aplikonte kete ligj;-)</p>
Add new comment