Bora, bllokohen rrugët, mijëra banorë të izoluar në vend

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 08:48

 Vazhdojnë problemet nga ngricat e reshjet e borës në disa zona të veriut e jugut. Komuna të izoluara nga bora e akse rrugore të bllokuara ka në të gjithë vendin. Policia rrugore këshillon përdorimin e zinxhirëve përgjatë akseve Qafë-Thanë, Grabovicë, Qafë-Plloçë, Korçë-Kapshticë, por edhe në Llogara.

Policia këshillon evitimin e kalimit në Qafë-Qarr, pasi ka prani të shumta akulli. Në Korcë vazhdojnë të jenë të bllokuara komuna si Dardha, Vithkuqi, Lekasi dhe Mokra.

Problematike mbetet edhe Malësia e Madhe, ku janë të bllokuara rrugët Tamar-Vermosh, Bogë-Theth, rruga e Malit të Shoshit. Në Vermosh rreth 2 mijë banorë janë të izoluar nga bora, rreth 500 të tjerë në Dukagjin ku trashësia e borës ka kaluar 1 metër

Vështirësi në qarkullim ka edhe në komunat e Dibrës e Bulqizës. Probleme janë hasur në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqëllarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.