Bledar Sejko: Ja e vërteta për këngën fituese

Menjëherë pas shpalljes si fitues të Festivalit të 51-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj janë akuzuar për plagjiaturë.
Në internet nisi të shpërndahej një këngë, e cila i përket artistëve serb Bajaga & Instruktori dhe mban titullin PLAVI SAFIR.
Pasi ka falenderuar të gjitha ata që e mbështetën, dhe theksuar se në Festivalin Europian do të duhet ndihma e të gjitha shqiptarëve, dhe se sjellje apo publikime të tilla nuk i shërbejnë qëllimit tonë të përbashkët, Sejko sqaron; “1) Per motivet e kenges jam mbeshtetur ne folklorin shqipëtar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, te valleve çame dhe disa krahinave te Jugut, gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), çiftelise zevendesuar me kitarren, isos se jugut zevendesuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” pershtatur per korin. 2) Kam degjuar kengen serbe te cilen disa shqipetare po publikojne ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohurite e mia si kompozitor qe kenga ka nje intro, nje strofe, nje bridge, nje refren dhe nje mbyllje. Kenga ime nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren ose me sakte keta shqipetare duhet me mire te thonin qe kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli çiftelia” te kenduar nga kengetarja jone e madhe Vaçe Zela .”
Artisti Bledar Sejko e mbyll sqarimin e tij duke kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve nëpër botë, në mënyrë që vendi ynë, edhe pse i vogël, të përfaqësohet sa më denjësisht në festivalin Europian vitin që vjen, në Malmo, Suedi.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment