Berluskoni: Gjermani më evropiane, jo një Evropë më gjermane

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:32

Në një intervistë për gazetën gjermane "Bild", ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni thotë Evropa ka nevojë për një Gjermani më evropiane dhe jo për një Evropë më gjermane, shkruan sot gazeta italiane ''Corriere della sera". 

Berluskoni thotë edhe se do të rikthehet te partia ''Forza Italia'' duke u larguar kështu nga partia ''Populli i lirisë'' (PDL). 

Në këtë intervistë, Berluskoni thekson se nuk ka qenë i tronditur nga humbja e pushtetit. 

''Sidoqoftë, një mbështetje më e gjerë për Montin do të ndihmojë edhe për kryerjen e reformave të ndërmarra'', thekson Berluskoni. 
Ai shtoi se ''buxheti i Italisë sërish është në kontroll serioz falë qeverisjes time''. 

Ndërkohë, ish-kryeministri italian kritikoi politikën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe theksoi se Evropa ka nevojë për një Gjermani më evropiane dhe jo për një Evropë më gjermane.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.