BE, presidenti nga populli

Në një lëvizje që mund të interpretohet si kërkesë për vend pune, ish-Kryeministri britanik Toni Bler ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë në një pozitë më të fortë, nëse Presidenti i BE do të zgjidhte drejtpërdrejtë nga populli. Bler ka paralajmeruar edhe per rrezikun qe mbartin percarejet dhe mosmarreveshjet e thella politike mes vendeve anetare te BE-se, te cilat mund te cojne eventualisht ne shperberjen e unionit. “Milionat e banoreve te Evropes mund te ndihen te menjanuar dhe te huaj, nese ata nuk vendosin vete se cili do duhet t'i udheheqë”, ka deklaruar ish-Kryeministri laburist i Britanise se Madhe. “Problemi me Paralmentin Evropian eshte se kemi te bejme me njerez qe edhe pse jane te zgjedhur ne menyre demokratike, pervoja ime eshte se njerezit e thjeshte nuk ndihen shume te afert me eurodeputetet”. Per mendimin e Blerit, Bashkimi Evropian nuk duhet te lejoje nje hendek te madh mes Britanise qe kerkon riatdhesimin e disa prej kompetencave nga Brukseli dhe Gjermanise dhe Frances, qe kane si opsion nje union me te madh politik. Bler paraljemroi se nese strukturat e eurozones perfundojne me nje Evrope qe eshte e percare ne menyre fondamentale si politikisht ashtu dhe ekonomikisht , sesa ne nje Evrope me nje marreveshje politike qe akomodon nivele te ndryshme integrimi brenda tij, atehere BE-ja qe njohim sot do te ec ne rrugen e shperberjes se saj, tha ish kryemeinistri britanik, njeriu qe mendohet se mund te jete nje nga kandidatet kryesor per postin e presidentit te ardhshem te Bashkimit Evropian. top-channel.tv
Add new comment