Asambleja e PS-së, përfundon numërimi i votave

Postuar në 09 Nëntor, 2011 10:23

Në selinë e Partisë Socialiste mësohet se është mbyllur procesi i numërimit të votave për Asamblenë e re Kombëtare.

Për numërimin e votave ishin ngritur tri grupe pune me nga shtatë anëtarë secili, për të dhënë mundësinë që numërimi të mbarojë sa më shpejt. Pavarësisht kësaj numërimi ka zgjatur me shumë nga çfarë ishte menduar. Të dielën, të nesërmen e Kongresit, komisionet e numërimit të votave nuk punuan për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Lista
Kongresi i 5 nëntorit kishte si pikë kryesore zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë së re Kombëtare. Për këtë, pas përfundimit të punimeve të Kongresit, nisi votimi me votë të fshehtë me kuti për 121 anëtarët e rinj të Asamblesë, të cilët janë më të shumtë se në Asamblenë e kaluar. Nga lista prej 127 kandidatësh meshkuj, do të zgjidhen 80 kandidatë, ndërsa nga lista e 59 kandidateve femra, do të dalin 40 anëtare të reja për në Asamble. Pas ndryshimeve që i janë bërë statutit të PS-së, numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare rritet në rreth 250, duke shtuar kështu edhe ata anëtarë që hyjnë automatikisht, deputetët, ish-kryeministra, ish-kryetarë kuvendi, ish-presidentë, por dhe drejtues të bashkive të mëdha qendër qarku dhe kryetarë të rretheve. Në listën e kandidateve femra, potenciale për t’u zgjedhur, bie në sy emri i pedagoges së gazetarisë, Iris Luarasi, por dhe i punonjëses së Bashkisë së Tiranës, e larguar nga puna Anila Çobani, një personazh i njohur mediatik pas një incidenti me eprorët e saj. Gjithashtu risi përbën prurja nga shoqëria civile. Ish-diplomati Dritan Hila, por dhe ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, janë emrat surprizë që Edi Rama ka sjellë në Asamblenë e re, potencialë për të marrë maksimumin e votave nga delegatët e Kongresit.

panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.