Amnistia, drejtoria e burgjeve: Përfitojnë 900 të dënuar, lirimet fillojnë më 10 prill.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:30

 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se nesër, datë 10 Prill 2014, nis zbatimi i Ligjit Nr. 22/2014 “Për Dhënie Amnistie”, i cili hyri në fuqi dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare Nr. 38, datë 26 Mars 2014.Përfitimi nga ky ligj është tërësor ose i pjesshëm. Nga zbatimi i tij është përllogaritur, se fitojnë lirimin e menjëhershëm rreth 900 të dënuar dhe të paraburgosur.
Ndërsa ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin pa probleme dhe mbarëvajtjen e këtij procesi në të gjitha I.E.V.Penale të vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.