Ambasada Britanike në Tiranë ndryshon aplikimin për vizë

Ambasada Britanike në Tiranë njoftoi sot se duke filluar nga 11 qershori 2012, pagesa e aplikimit për vizë britanike që bëhet në Shqipëri duhet të bëhet vetëm online (me internet, me kartë krediti/debiti) në monedhën Euro, përpara se aplikanti të dorëzojë dokumentet e aplikimit në ambasadë.
Sipas zyrës për shtyp të Ambasadës Britanike në Tiranë, nuk do të jete më e mundur që të bëhet pagesë me lekë në dorë për vizë në ambasadë.
Ky ndryshim është pjesë e procesit në mbarë botën për të arritur që çdo aplikant të aplikojë dhe paguajë tarifën e vizës me internet brenda 2013/14.
Aplikantët në 79 vende të botës, tashmë kanë filluar të bëjnë pagesën për vizë britanike vetëm online, bën të ditur Ambasada Bitanike në Tiranë.
Gordon Stein, Drejtori i Manaxhimit në Agjencinë Britanike të Kufirit (UKBA), i cili është përgjegjës për shërbimin e vizave britanike në Shqipëri shpreht se, “lëvizja drejt aplikimit dhe pagesës me internet do të sjellë një proces aplikimi më efikas dhe është vazhdim i tendencës globale për pagesa dhe transaksione online. Do të jetë edhe një proces më i sigurt për aplikantët të cilët nuk do të kenë më nevojë të mbajnë me vete sasi të mëdha parash gjatë procesit të aplikimit.”
Si fillim, bën të ditur ambasada britanike, pagesa online mund të bëhet vetëm në Euro me anë të një karte krediti ose debiti të tipit Visa ose Mastercard.
Pasi programi i ndryshimit të përfundojë në të gjithë botën, klientëve do t’u jepet mundësia të zgjedhin midis disa lloje valutash dhe të përdorin metoda të tjera pagese.
Deri atëherë, theksojnë të njëjtat burime, aplikantët që nuk kanë kartë Visa ose Mastercard, mund të blejnë një kartë pre-paid (të parapaguar) dhe ta përdorin, por gjithmonë të tipit Visa ose Mastercard.
Gjithashtu, aplikantët që synojnë të udhëtojnë me vizë pune ose studenti, mund t’i kërkojnë agjensisë së tyre të udhëtimit ta bëjë pagesën e aplikimit të tyre për vizë kur ata prenotojnë fluturimin ose akomodimin.
Ballkanweb.com
Comments
Po a japin viza a Jo?
Po a japin viza a Jo?
Add new comment