Alarm në B. Curri, 160 fëmijë me aftësi të kufizuara

Postuar në 02 Nëntor, 2012 08:08

Mbi 160 fëmijë më aftësi të kufizuara në bashkinë e Bajram Currit dhe komunën Tropojë e vjetër jetojnë në kushte shumë të vështira.  Atyre nuk u ofrohet kempi dhe asnjë shërbim social, arsimor dhe shëndetësor. Këto të dhëna kanë dalë pas monitorimit në terren nga ana e organizatave partnere. 

"Fakti që ne kemi zgjedhur këto dy zona për të filluar hapat e parë drejt ngritjes së sistemit të shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara është për shkak të numrit të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara që jetojnë në këto dy zona. Në një sondazh paraprak që kemi ndërmarr është 160. Jemi munduar të promovojmë integrimin e tyre në komunitet, në sistemin e shërbimeve arsimore dhe në sistemin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore. Disa fëmijë nuk kanë kemp, kemi lobuar me pushtetin lokal për ngritjen e shërbimeve pranë komuitetit", tha Alda Kondakci, Përfaqësuese e organziatës "Partnerët shqiptarë".

Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Miranda Pashaj, pasi u njoh me këto shqetësime tha se strukturat brenda qarqeve e kanë detyrim ligjor, që të vlerësojnë problemet e fëmijëve të komunitetit. Strukturat vendore duhet t'u përgjigjen jo vetëm nevojave të fëmijëve, por dhe të ngrenë shërbimet e duhura.

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.