“Der Spiegel”: Falimentimi, zgjidhja e vetme për Greqinë

Postuar në 18 Shkurt, 2012 06:07

Gazeta gjermane "Der Spiegel":Falimentimi, zgjidhja e vetme për Greqinë

Në numrin e saj të fundit gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan se falimentimi është zgjidhja e vetme për Greqinë. “Eshtë koha për një rrëfim politik. Nuk mund të aplikohet më ideja se vendi mund të clirohet nga barra e borxhit me programe shtrënguese”, shkruan gazeta.

Autori i shkrimit pretendon se paketa e masave dhe programi i ndihmës do të shtojnë problemet dhe do të dëmtojnë më shumë qytetarët grekë.

Artikulli kritikon qëndrimin e qeverisë gjermane, asaj franceze dhe greke, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve për të lëvizur drejt një “zgjidhjeje të ndershme”, sic e cilëson falimentimin dhe drejt aplikimit të një plani “Marshall” për Greqinë.

Gazeta propozon një prerje të përgjithshme të borxhit, që do të përfshinte BQE dhe vendet evropiane. “Kjo do të ketë pasoja të pallogaritshme dhe kosto të larta për qeveritë evropiane, por nëse kombinohet me një mundësi reale për rritjen, me një lloj plani “Marshall”, atëherë vërtet do të jetë një paketë shpëtimi me vlerë”, përfundon shkrimi i “Der Spiegel”.

Edicioni gjerman i "Financial Times": Llogaria e mbyllur është e barabartë me humbjen e sovranitetit

"Me llogarinë e mbyllur, Greqia humb sovranitetin e saj", shkruan në publikimin e fundit edicioni gjerman i "Financial Times", duke shtuar se grekët do të humbasin një pjesë të drejtave të tyre sovrane mbi buxhetin.

Artikulli e krahason këtë llogari me propozimin gjerman për kujdestari fiskale.

Në faqen e parë të gazetës me titull "Propozimi për dorëzimin e armëve" gazeta shkruan: “Kancelarja gjermane dhe presidenti francez e dinë se grekët nuk do t'i përgjigjen kërkesës për një llogari të veçantë, sepse kjo do të thotë dorëzim i plotë të armëve. Asnjë parlament i një shoqërie demokratike nuk mund të guxojë të rrezikojë dominimin fiskal për vite, edhe pse Greqia është aq afër një gremine ekonomike", thuhet në shkrim.

"Një kërkesë e tillë nuk mund të plotësohet dhe kjo është shumë e përshtatshme, veçanërisht për Angela Merkel. Nëse grekët refuzojnë, në fund do të fajësojnë veten për dështimin dhe daljen nga euro", arsyetohet në shkrim.

Anila Jole

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Daja (not verified) on

Greqia qe nga koha qe eshte bere anetare ne organizmat politike dhe financiare perendimore, ka qene nje dele e zeze, mirepo kane interesa strategjike te Luftes se Ftohte, qe ja mundesuan asaj qe te thithte si qingji ne dy nena. Thithi nga bazat e NATO dhe miliarde ndihme ekonomike nga vendet europiane.

Veçanerisht pas viteve '90 megallomania e çoi politiken e ketij vendi ne ndermarrjen e disa projekteve dhe investimeve, krejtesisht jashte mundesive te saj, siç ishin bie fjala Lojrat Olimpike dhe me pas "programet" per te "europianizuar" rajonin e Ballkanit dhe per ta kthyer veten ne nje superfuqi rajonale, duke i rene buzukut dhe duke kercyer çiftetelin.

Edhe hyrja ne monedhen e perbashket € ishte nje mashtrim, duke menduar se e hengrene europianet mashtrimin e bilanceve ekonomike greke.

Perfundimisht Greqia duhet ti thoje lamtumire € dhe te kthehet ne pozitat e Rumanise dhe Bullgarise.

Skenari argjentinas eshte tashme i gatshme dhe Greqia nukd uhet te humbase kohe.

Deri ne vitin 2022 do ti kene rregulluar financat dhe atehere mund te kerkojne serish te zbatojne monedhen e perbashket €. Deri atehere tung Greqi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.