Çmimi i ujit, rritje 66% për familjet

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 04:47

 Aplikimi i Ujësjellësit të Tiranës për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë, duket se po i afrohet fazës përfundimtare, duke qenë se ka marrë miratimin e Këshillit të Qarkut Tiranë, të Bashkisë së Tiranës dhe të këshillit Mbikëqyrës të Entit Rregullator të Ujit. 

Në njoftimin me lëndë “Transparencë mbi propozimin për ndryshimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura”, që enti rregullator i ujit i dërgon Këshillit të Qarkut Tiranë, Bashkive të Tiranës, Kamzës dhe Vorës dhe komunave të Tiranës, vërehet se “Tarifat e propozuara nga operatori janë miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës me Vendim nr. 5, datë 07.08.2011 ‘Për miratimin e dokumentacionit për aplikimin e tarifave të reja’”. 

Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të ERU-së, mësohet se në lidhje me aplikimin, e paraqitur nga Sha UK Tiranë për ndryshimin e propozuar të tarifave, Bashkia Tiranë është shprehur se është dakord me aplikimin për “Tarifa të reja për konsum publik”.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.