Çmimi i ujit për Tiranën, zyrtarizohet rritja me 36 %

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 05:08

Enti Rregullator i ujit mori dje vendimin përfundimtar mbi aplikimin e bërë nga Ujësjellësi i Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Nga 1 janari i vitit që po vjen banorët e kryeqytetit do të paguajnë më shumë për konsumin e ujit të pijshëm. Sipas vendimit të Entit Rregullator, konsumatorët familjarë nga 33 lekë për metër kub që paguajnë aktualisht, në vitin 2012 do të paguajnë 45 lekë për metër kub. Ajo që bie në sy është se Enti ka gjetur një zgjidhje të mesme, duke e rritur çmimin, por jo në masën e kërkuar nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, e cila kishte kërkuar që për konsumatorët familjarë të aplikohej tarifa prej 55 lekë për metër kub. 
Rriten tarifat për të gjithë konsumatorët 
Rritja është shtrirë te të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Entet buxhetore nga 110 lekë, do të paguajnë 120 lekë për m3 për furnizimin me ujë të pijshëm. Entet private nga 120 lekë që paguajnë aktualisht do t'i nënshtrohen tarifës prej 135 lekësh, nga 150 që ishte propozuar. Fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike, apo lokalet me pishina do të paguajnë 170 lekë për metër kub nga 140 që paguajnë aktualisht. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.