Studentët serbë do të nisen me biçikletë drejt Strasburgut

Studentët serbë që protestuan për muaj të tërë kundër autoriteteve në Beograd për shkak të aksidentit të Novi Sadit, kanë deklaruar se do të drejtohen për në Strasburg me biçikleta. Nisja do të bëhet më 3 prill dhe presupozohet që të mbërrijnë në Strasburg, ku ndodhet selia e Këshillit të Europës më 17 prill.
Ata do të kalojnë mes Hungarisë, Sllovakisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Francës, një itinerar që supozohet të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare në të cilat do të dorëzohen memorandume.
Protesta kulmoi më 15 mars në Beograd dhe deri më tani ka prodhur vetëm largimin teorik të kryeministrit, por edhe një njoftim për zgjedhje të parakohshme. Po ashtu, protesta e ka dëmtuar imazhin e Serbisë në arenën ndërkombëtare, duke evidentuar edhe një heshtje kompromentuese të BE-së.
Add new comment