SHBA nuk ka qëndrim për doktrinën turke të "Atdheut Blu"

Postuar në 20 Mars, 2025 14:30

Gazeta greke “Kathimerini” i ka marrë sot një intervistë, ish-këshilltarit të Sigurisë të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan. Teksa e cilëson bashkëpunimin dypalësh SHBA-Greqi në fushën e Mbrojtjes si një ndër më të thellët në botë, Sullivan jep edhe një përgjigje se pse administrata e shkuar amerikane nuk e denoncoi doktrinën turke të “Atdheut Blu” që evokon pretendime territoriale në Egje.

Ne punuam pas perdeve për të mbështetur një riafrim mes Greqisë dhe Turqisë, duke marrë shumë elementë nga qeveria greke. Këto përpjekje ndihmuan në stabilizimin e marrëdhënies në një shkallë të caktuar dhe prodhuan disa hapje për diskutime serioze me Ankaranë, që në këmbim ndihmuan në uljen e tensioneve. P.sh sot ka një diskutim aktiv në Turqi rreth perspektivës së hapjes seminarit Halki, një çështje kyçje e mbështetur fuqimisht nga administrata Biden si temë parimore dhe e lirisë fetae, por diçka kjo që nuk ishte në tryze pesë vjet më parë. Dhe sa herë tensionet ndizeshin në Mesdheun Lindor ne i kemi bërë të qartë Ankarasë dhe donim të ulnim temperaturën dhe të kalohej në një pozicion më pak konfrontues

shprehet Sullivan.

Në një mënyrë apo në një tjetër Sullivan i është shmangur pyetjes duke lënë të kuptohet se SHBA nuk ka një politikë të qartë mbi një doktrinë si ajo turke që në thelb dhe formë është revizioniste e rendit aktual.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.