Trupat ukrainase në Kursk drejt asgjësimit. Putin: Rusia do vendosë për paqen

Postuar në 13 Mars, 2025 21:18

Ne e mbështesim, por ka ende nuanca

Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas një takimi me homoogun bjellorus Lukashenko, lidhur me bisedimet për armëpushim me Ukrainën, ndërmjetësuar nga SHBA.

Unë mendoj se duhet të komunikojmë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë dhe ndoshta edhe të rregullojmë një telefonatë me presidentin Trump. Rusia do të përcaktojë hapat e radhës për të zgjidhur konfliktit në Ukrainë, bazuar mbi atë sesi situata në terren evoluon

citohet ai.

qëndrimi në fjalë reflekton një taktikë të Moskës për të maksimalizuar përfitimet. Vetëm dje Putin kërkoi nga trupat e veta të dëbojnë trupat ukrainase nga rajoni I Kurskut, përmes një vizite personale në zonë. Mandej mediat në Rusi aluduan për krijimin e zonave të sigurisë në kufi, zonave tampon mes të dy vendeve. Aktualisht Rusia pretendon se ka rrethuar trupat ukrainase në Kursk dhe kjo nënkupton se do të kërkojë dorëzimin e tyre. Për këtë arsye “nuancat” kanë aktualisht një rëndësi thelbësore.

Bashkëbiseduesi i tij, Lukashenko ka deklaruar në mënyrë shumë të papritur dhe ndoshta për akomodim me homologun e vet se Ukraina do të bëhet dikur ruse. Lukashenko ka folur hapur për një komplot antisllav që herët apo vonë do të detyrojë rusët, ukrainasit dhe bjellorusët të gjejnë zgjidhje te forcat e veta.

Kauza jonë është e drejtë

ka thënë ai.

Ajo çfarë sugjerohet këtu është një kundërpozim shumë depresiv që i bëhet Kievit, që nga një anë duhet të mbrojë idenë e aleancës me Perëndimin përkundër një Rusie imperialiste, por kur tashmë Perëndimi po i kërkon hapur të shesë pasuritë e veta nëse do që të mbrohet. Me perspektivën e Trump kjo është e drejtë, por një pjesë e Ukrainës që ka menduar se me qëndresën e vet po mbante në këmbë Perëndimin në kufirin me Rusinë, kjo tingëllon si thikë në shpinë.

Thikë edhe për faktin se pansllavizmi do të rezonojë herët apo vonë në pjesë të popullsisë më shumë sesa marrëdhënia tregtare që po nxjerr krye në drejtimin e SHBA që po minon me shpejtësi të madhe çdo kredencial.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.