Burg!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 2 vjet e 20 ditë burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
SPAK kishte kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg në pretencën e dhënë për ish-kryebashkiakun krahas dy ish-drejtorëve të Bashkisë Himarë, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, për përfshirje në dy raste të tjetërsimit të pronave në Dhërmi. Në rastin e parë, prokuroria pretendon se Goro dhe vartësit e tij kanë dërguar në institucionet shtetërore dokumente të falsifikuara për një pronë prej 5,500 metrash katrorë, duke mundësuar regjistrimin e saj nga pronë shtetërore në pronësi private.
Në rastin e dytë, Goro dhe izh-zyrtarët loaklë dyshohet se kanë ndryshuar vendndodhjen e një prone bujqësore prej 5,000 metrash katrorë, duke e mbivendosur mbi një pasuri shtetërore dhe më pas e kanë shitur te investitorët. Pas kësaj, është lëshuar një leje ndërtimi për një kompleks turistik.
Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e dy pronave të përfshira në këtë çështje, me një sipërfaqe totale prej 10 mijë metrash katrorë në zonën e Dhërmiut, të cilat do të kalojnë në favor të shtetit.
Add new comment