Apeli i Posaçëm shtyn për nesër në mesditë vendimin për masën e sigurisë për Erion Veliajn

Postuar në 11 Mars, 2025 17:37

Vendimi për masën e sigurisë së Erion Veliajt, është shtyrë për nesër në orën 12:00 nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Raportohet se prokurorët kanë paraqitur prova të reja, ndërkohë që pala mbrojtëse ka kërkuar lehtësim të masës, nën argumentimin se personi në fjalë as paraqet rrezikshmëri dhe as mund të prishë provat.

Seanca ka qenë e gjatë dhe në të janë shqyrtuar edhe akuzat për disa biznesmenë që janë pjesë e dosjes.

Veliaj ndodhet në masë sigurie me burg sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, me tri akuza që lidhen me funksionin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.