Tri ditë në Qyp. U përmbys gjë? Jo, u pastrua trakti urinar i jetës publike

Erion Veliaj ka tri ditë në burg. Është brenda. Në qeli. As firmos, as vulos. Vetëm shkruan në Facebook. Ka ndodhur gjë? Erdhi fundi? Po shpërbëhet jeta? Jo. Çdo gjë vazhdon si më parë, madje edhe më qetë. Një variabëel e pistë ka dalë nga ekuacioni i jetës publike. Kaq. Do kalojë java, muaji; ai brenda, dhe Tirana do vazhdojë. Procesi gjyqësor patjetër duhet të jetë i rregullt. Me domosdo. Llapjet në Facebook patjetër janë një e drejtë e pamohueshme. Vjen marsi, zgjatet dita, hapet koha. Fundjavat në plazh. Nuk do ikë jeta duke u marrë me një Zdroms.
Add new comment