Europa perceptohet pozitivisht dhe si superfuqi që mund të qëndrojë pa SHBA-të

Postuar në 15 Janar, 2025 14:57

Në një shkrim në “Politico”, Mark Leonard i Këshillit Europian mbi Marrëdhëniet me Jashtë, shkruan për perceptimet e ndryshme të presidencës së ardhshme Trump në Europë dhe në vende të tjera. Ai sjell në referencë një sondazh të realizuar nga qendra që drejton sipas të cilit, nëse në Europë ardhja e Trump, provokon ankth, në vende të tjera ajo shihet pozitivisht.

28 000 njerëz në 24 vende mendojnë në shumicë se Trump është mirë për SHBA, botën dhe paqen globale. Dhe Trump është dikush që vlerëson më shumë se çdo gjë mendimin e mirë për të.

Leonard thotë se ky perceptim konfirmon një situatë paradoksale që kërkon menaxhim ndryshe: Amerika e Para duhet të ishte devizë shqetësuese për vende rivale me të, jo dhe aq për Europën, por duket se apatia e administratës Biden dhe krizat e vazhdueshme kanë gjetur një përthyerje pozitive te prakticiteti i Donald Trump që sipas autorit krijon idenë e një “bote më transaksionale”. 

Një faktor që ndoshta ndikon këtu është edhe ideja e ngulitur(1 në 7 të pyetur) se në 20 vitet e ardhshme, Kina do të jetë vendi më i fuqishëm në botë dhe se Trump nuk do t’ia dalë “ta bëjë Amerikën të madhe sërish”. Po Europa? Ku qëndron Europa? Sondazhi flet për një perceptim shumë pozitiv, perceptim që takohet me një defiçit të madh të aftësisë së saj për ta interpretuar këtë afrim në pushtet dhe ndikim për sigurinë e vet.

Megjithatë shumica të qëndrueshme në botë, e shohin BE-në si një superfuqi që mund të qëndrojë vetë krahas Kinës dhe SHBA-ve dhe të ndjekë interesat e veta. Çështja është nëse Europa do të bjerë dakord se cilat janë këto interesa. Vetëm duke kapërcyer ndarjet, Europa do të jetë në gjendje të mbrojë veten nga taktikat “përça e sundo”, qoftë të Kinës, Moskës, apo SHBA

shkruan Leonard.

Le të sjellim ndërmend se ky perceptim kaq real lidhet me një qëndrim të balancuar të BE-së në shumë çështje dhe në faktin se është i vetmi ishull ku të drejtat merren ende seriozisht pa u ekzagjeruar në agjenda gjithfarëshe. Dhe sesa shumë dallon ky lexim nga mesazhet e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, sipas të cilit BE-ja pa SHBA nuk mund të qëndrojë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.