Sllovakia kërcënon Ukrainën me veto në për shkak të gazit
Marrëdhëniet e Bratislavës me Ukrainën po shkojnë drejt tensionimit, e me gjasë do të interferojnë edhe në unionin europian. Shkak është bërë gazi dhe tranziti i tij përmes Ukrainës. Lidhur me këtë çështje kryeministri sllovak Robert Fico, ka bërë demarshe në Moskë, ku zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Për shkak të vendimit të Kievit që të mos rinovojë kontratën e tranzitit të gazit, Fico ka kërcënuar me masa të ashpra ndaj Ukrainës dhe madje me veton në BE. Më tej akoma, Fico ka paralajmëruar se Sllovakia mund të ndërpresë furnizimin me energji ndaj Ukrainës për rastet emergjente, një sinjal ky që dëshmon se politika e Kievit për të presuar me gazin dhe tranzitin ka prodhuar efekte serioze dhe përtej Rusisë.
Add new comment