Sanksione të reja për politikanë të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 09 Janar, 2025 00:14

 

Presidenti i ShBA, Joe Biden ka firmosur sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit amendon dispozita të urdhërit ekzekutiv nr. 14033, të datës 8 qershor 2021, përmes të cilir bllokohet pasuria dhe ndalohet hyrja në ShBA e personave të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Amendimet përcaktojnë shtrëngime të mëtejshme për persona që ndër të tjera janë bashkëpunëtorë dhe kanë rol në cenimin e integritetit territorial të vendeve në rajon, minojnë institucionet dhe proceset demokratike dhe cenojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si:

Marrëveshja e Prespës, e Ohrit e vitit 2001, Rezoluta 1244, Akordet e Dayton dhe aktet që lidhen me Gjykatën e Krimeve në ish-Jugosllavi

Siç shihet mesazhi lidhet me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, por indirekt edhe Malin e Zi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.